Premier League/ Norvegjezi  Haaland,  3 gola në fitoren e Man.City ndaj Nottingham

by admin
Spread the love

Erling Haaland është përshtatur shumë shpejt me Premier Leaguen dhe po kaq shpejt ka vënë Manchesterin nën këmbët e tij.

Sulmuesi norvegjez shënoi një tjetër 3 golësh  në kampionatin anglez, këtë radhë në sfidën mes manchester City dhe Nottingham e fituar nga kampionët në fuqi me rezultatin tenistik 6-0.

Të tre golat e tij Erling Haaland i shënoi në pjesën e parë që sfidës dhe shkon në kuotën e 9 golave të shënuar pas 5 ndeshjeve, ndërkohë që shënuan emrin në listën e shënuesve edhe Julian Alvarez, dy herë dhe Cancelo. me këtë fitore, Manchester City konfirmohet në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se Arsenali që  vazhdon me paraqitjet perfekte të tij teksa mposhti Aston Villën për të çuar në 5 numrin e fitoreve në po kaq ndeshje.

Topcinjtë, në këtë përballje me skuadrën e Steven Gerrard, vuajtën më shumë nga sa u mendua. në minutën e 30 Gabriel jesus i dha avantazhin Topcinjve të Londrës pas një gjuajtje-kros të Xhakës.

Në minutën e 74, Villlans befasoi skuadrën e Artetës duke barazuar në 1-1 me Douglas Luiz, barazim që zgjati vetëm 3 minuta, pasi Arsenali shënoi golin e fitores 2-1 me Martinelin

Liverpool  regjistron fitoren e dytë radhazi në Premier League pasi mposhti neëcastle 2-1 në Anfield duke marrë 3 pikë shumë të çmuara. ishte një ndeshje që Liverpooli e fitoi me përmbysje pasi ishte Neëcastle që mori kryesimin në rezultat me blerjen më të re të tij, Isak, ndërkohë që siustemi VAR i anuloi edhe një gol skuadrës së Magpies që do të conte rezultatin në 2-0.

Më pas erdhi goli i barazimit të Liverpool me Firmino, ndërsa në minutën e 98, Carvalho i ndihmuar edhe nga tramversa shënoi golin e fitores 2-1 për skuadrën e the Reds që shkon në 8 pikë në vendin e pestë, 3 më pak se Tottenham që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me West Hamin.

Hotspurs mori avantazhin në këtë sfidë falë autogolit të Kehrer, por pas 10 minutash Ëest Ham barazoi me Souchek.

Në sfidën tjetër të këtij raundi të Premier Leagu, borunemouth dhe Ëolverhampton ndanë nga një 1 pikë sepse ndeshja mes tyre përfundoi me barazimin 0-0.


Top Channel

You may also like