Portieri Valon Neziri nuk do të pjesë e Voska Sport në sezonin e ri – Shqip

by admin
Spread the love

Valon Neziri në edicionin e ri nuk do të jetë pjesë e skuadrës së F.C Voska Sport. Drejtuesit e  skuadrës  Voska Sport dhe portieri i dytë i ekipit në kampionatin e kaluar Neziri me marrëveshje të dy anshme kanë ndërprerë bashkpunimin. Portieri kërçovar skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e skuadrës së Besës nga Dobërdolli. Ai ishte zgjidhje e dytë e trajnerit gjatë edicionit të kaluar, ku dha kontribut në gjithsej 6 ndeshje.

Me këtë rast, F.C Voska Sport shfrytëzon rastin për të falënderuar Nezirin për kontributin e dhënë për gjatë një viti të kaluar te skuadra jonë, ku në fund arritëm që të sigurojmë vendin e parë dhe inkuadrimin në elitën e futbollit vendor.

Ndryshe klubi i futbollit Voska Sport pas largimit të trajnerit Berat Imeri është në kërkim të pasardhësit të tij, ndërsa aktualisht në kombinim janë një trajner nga Maqedonia e Veriut  dhe një Mali i Zi. Pas angazhimit të shefit të tsafit teknik do të mësohet edhe data e fillimit të përgatitjeve pë sezonin e ri 2023/2024.

You may also like