“Populizëm, arrogancë dhe braktisje të kauzave fundamentale”, thotë Abdixhiku për Qeverinë Kurti (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që gjatë 12 muajve të shkuar, kjo qeveria Kurti është përcjellë me populizëm dhe arrogancë .

Në një konferencë për media ku LDK-ja po paraqet qëndrimet e saj për punën njëvjeçare të qeverisë Kurti, Abdixhiku ka thënë që në kohë krize, Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët e saj.

“Përgjatë 12 muajve të shkuar, kjo qeveri e paaftë është përcjellë me populizëm, arrogancë, arsyetime tek e shkuara dhe braktisje të kauzave fundamentale përmes të cilave ka ardhur në pushtet. Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët e saj dhe në betejën e tyre me përballjen me krizat shihet vetëm si vështruese”.

Tutje Abdixhiku tha që megjithatë Qeveria Kurti ka qenë e aftë në kapjen e bordeve me “qëllim që t’i zaptojë ato me famijarë, të afërm dhe militantë”.

“Në politikë të jashtme kjo Qeveri është karakterizuar me skandale dhe me mungesë të takimeve të rëndësishme në nivel të lartë. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie rreth dialogut që ka treguar një mospërgatitje. Në politikën e brendshme qeveria ka qenë sa arrogante aq edhe konfliktuoze. Dëshpërimi qytetar me një qeverisje të tillë, është përcjellë me largim masiv të qytetarëve tanë dhe të rinjve nga Kosova”.

“Sipas matjeve të fundit 55 për qind e qytetarëve tanë e konsiderojnë largimin nga Kosova”, ka thënë ai.

 

You may also like