POLONI – Ish-ministri i Brendshëm dënohet me dy vite burg për shpërdorim pushteti

by admin
Spread the love

VARSHAVE, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ish-ministri i Brendshëm polak Mariusz Kamiński është dënuar me dy vjet burgim, vendosi të mërkurën Gjykata e Qarkut të Varshavës në shkallën e dytë.

Politikani abuzoi me kompetencat e detyrës së tij ndërsa ishte kreu i autoritetit anti-korrupsion CBA në qeverinë konservatore nacionaliste të asaj kohe të udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Me dy vjet burg u dënua edhe ish-nënkryetari i CBA-së, Maciej Wąsik.

Të dy politikanët e PiS-së u ndalohet të mbajnë poste publike për pesë vjet dhe humbasin vendet e tyre në parlament.

Kamiński ishte dënuar tashmë me tre vjet burg në mars 2015 për shpërdorim detyre në shkallën e parë.

Arsyeja e dënimit ishte një rast i zbuluar në vitin 2007, në të cilin zyra e Kaminskit dyshohet se qëllimisht orkestroi një rast korrupsioni për të diskredituar ministrin e atëhershëm të Bujqësisë Andrzej Lepper.

Kamiński apeloi kundër dënimit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like