POLONI – Blinken: E gjithë bota po kërkon fundin e pushtimit rus

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Në të katër anët e botës, përfshirë Rusinë, njerëzit po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund sulmit brutal të Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që flamujt e Ukrainës, verdheblu, janë duke u valëvitur në të gjithë globin, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Qeveria ruse po bllokon median dhe po kufizon median sociale për të errësuar të vërtetën rreth asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë. Rusët meritojnë ta dinë të vërtetën për vdekjen dhe shkatërrimin që po ndodh në emrin e tyre”, theksoi ai.

”Polonia është një aleate kyçe e NATO-s dhe një partnere e rëndësishme dhe ne do të punojmë së bashku për t’iu përgjigjur agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe për të dhënë  ndihmën e duhur për popullsinë ukrainase”, tha Blinken.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi faktin se po punon me Poloninë që ajo t’i dërgojë Ukrainës avionë gjuajtës të epokës sovjetike, ndërkohë që në këmbim të kësaj Varshava do të merrte F-16 amerikanë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like