Politikani austriak që sheh luftë në mars…në Ballkan – Shqip

by admin
Spread the love

Politikani austriak Günther Fehlinger sheh një luftë të mundshme në rajon, madje pas katër javësh. Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se Europa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do të nisin konfliktet dhe ndalon pikërisht në Ballkan, te Kosova madje.

Sipas tij, kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian.

“Është periudha më e rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, pasi ndikon presioni që pop i bëhet Serbisë për të njohur Kosovën. Viti 2024 është momenti më i rrezikshëm për Kosovën që prej kohës së luftës”, tha ai, duke argumentuar se dhe protestat në Serbi mund të jenë nxitje për konflikt.

“Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serbë që nuk ndodhnin që prej 2015. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiç druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mund të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”, tha ky politikan austriak. /tesheshi.com/

You may also like