Policia vret një iranian që mori dhjetëra pengje në një tren në Zvicër

by admin
Spread the love

Asnjëri nga udhëtarët nuk është lënduar, tha Policia. Ai i mori pengjet mbrëmjen e së enjtes dhe Policia, e njoftuar nga udhëtarët, e bllokoi zonën derisa treni ishte ndaluar në qytetin Essert-sous-Champvert, në qarkun Vaud, tha Policia të premten. Iraniani, i cili kishte folur në gjuhën angleze dhe persisht, kishte kërkuar që edhe drejtuesi i trenit t’i bashkohej 15 pengjeve.

Pas kati katër orëve prej se nisi incidenti, Policia u fut në tren dhe e eliminoi 32-vjeçari, pasi u përpoq të negociojë me të përmes një përkthyesi. Më shumë se 60 oficerë u përfshin në këtë rast.

“Pengjet u liruan shëndosh e mirë”, tha policia në një komunikatë për media.

Vincent Derouand, zëdhënës i zyrës së prokurorit në Vaud, tha se është duke u zhvilluar një hetim për të mësuar se cilat ishin motivet e azilkërkuesit.

You may also like