Policia tenton të vërë nën kontroll bastisjet e dyqaneve në Papua Guinea e Re (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje dramatike vinin sot nga vendi oqeanik Papua Guinea ku protestues e grabitës të shumtë thyen dyqanet e kryeqytetit pas protestave të ashpra për rrogat.

Më herët ushtarë, policë dhe roje burgu kishin zhvilluar një protestë të gjerë por paqësore kur kuptuan se rrogat e tyre ishin zvogëluar pa asnjë shpjegim nga zyrtaret.

Por deri pasdite, pikat e trazirave ishin përhapur thuajse në të gjithë qytetin teksa protestuesit dogjën një makinë policie para selisë së kryeministrisë.

Policia në kryeqytetin Port Moresby tentonte të rivendoste rregullin teksa pamjet tregonin turma të mëdha që grabisnin dyqanet.

“Gjynah që situata përfundoi në këtë gjendje të padëshiruar, ne po bëjmë gjithçka është e mundur për të vënë nën kontroll qytetin”, tha kreu i policisë vendase David Manning sipas rrjetit AFP.

Turmat tentuan gjithashtu të thyenin portat e sigurisë jashtë kryeministrisë, tregonin pamjet video.

Ata më pas tentuan t’i vinin zjarrin postës së rojës por dogjën vetëm një mjet fuoristradë të policisë të parkuar jashtë kompleksit, sipas korrespondentëve të AFP.

Megjithse ishin vetë forcat e sigurisë që kishin nisur demonstratën për rrogat, nuk ishte e qartë se cilët ishin përgjegjës për trazirat.

Dëshmitarët në Port Moresby thanë se në trazira duket u përfshinë “një përzierje policësh, ushtarësh e civilësh”.

Më vonë qeveria tha se shkurtimet në rrogat ishin ‘një gabim teknik që do të riparohej së shpejti.’