Policia izraelite sulmon besimtarët në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit

by admin
Spread the love

Policia izraelite ka sulmuar dhe arrestuar besimtarët palestinezë në një bastisje të dhunshme në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar në mëngjes, sipas dëshmitarëve.

Të paktën 400 palestinezë janë arrestuar ditën e sotme dhe mbeten në paraburgim, sipas zyrtarëve lokalë. Ata po mbahen në një stacion policie në Atarot, në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Dëshmitarët palestinezë thanë se forcat izraelite përdorën dhunë, granata trullosëse dhe gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëndime mbytëse te besimtarët dhe rrahje me shkopinj.

Shoqata “Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze” raportoi se kishte 12 të plagosur, duke përfshirë tre persona të cilët u transferuan në spital. Gjithashtu ajo tha në një deklaratë se forcat izraelite penguan mjekët e saj të arrinin në Al-Aksa.

Bastisjet vazhduan deri në mëngjes, kur forcat izraelite u panë edhe një herë duke sulmuar dhe dëbuar palestinezët nga kompleksi i xhamisë dhe duke i penguar ata të faleshin.

“Isha ulur në një karrige duke lexuar Kuranin”, tha një grua e moshuar për agjencinë e lajmeve Reuters ndërsa ishte ulur jashtë xhamisë, duke luftuar për të marrë frymë. “Ata hodhën granata trullosëse, njëra prej tyre më goditi gjoksin,” tha ajo ndërsa filloi të qante.

Tensioni ka qenë tashmë i lartë në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor prej muajsh. Ekziston frika e dhunës së mëtejshme ndërsa festat e rëndësishme fetare,  Ramazani dhe Pashkët hebraike janë pranë njëra-tjetrës.

Grupet palestineze dënuan sulmet e fundit ndaj besimtarëve, të cilat ata i përshkruan si një krim.

Kryeministri i Autoritetit Palestinez Mohammad Shtayyeh tha në një deklaratë: Ajo që ndodhi në Jerusalem është një krim i madh kundër besimtarëve. Namazi në xhaminë Al-Aksa nuk është me lejen e pushtimit [izraelit], por është e drejta jonë. Al-Aksa është për palestinezët dhe për të gjithë arabët dhe muslimanët, dhe bastisja e tij është një shkëndijë revolucioni kundër pushtimit.

Jordania, e cila vepron si kujdestar i vendeve të shenjta të krishtera dhe myslimane të Jeruzalemit, sipas një marrëveshjeje status quo-je në fuqi që nga lufta e vitit 1967, dënoi sulmin “flagrant” të Izraelit në kompleks.

Ministria e Jashtme e Egjiptit, ndërkohë, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të “sulmit flagrant” të Izraelit ndaj adhuruesve të Al-Aksës.


Top Channel

You may also like