Policia e Kosovës pranon donacion teknologjinë për detektimin e eksplozivëve

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar një donacion nga UNDP-ja për avancimin e kapaciteteve policore në detektimin e eksplozivëve.

Kjo është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë. Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme.

Në një kumtesë për media nga organet e rendit thuhet se donacioni i sotëm i pajisjes së specializuar të quajtur Ground Penetration Radar (GPR) do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe më tutje dhe së bashku me autoritetet dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës që janë duke zbatuar me sukses Udhërrëfyesin Rajonal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor si dhe strategjitë e tjera kombëtare që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin dhe rajonin tonë.

“Radari i depërtimit në tokë (GPR) që sot po pranojmë donacion është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë. Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme. Duke përdorur GPR, policia mund të kuptojë më mirë një zonë dhe potencialin e saj për fshehjen e provave. Kjo pajisje është një mjet i çmuar për agjencinë e zbatimit të ligjit dhe mund të ndihmojë të gjejnë prova të vlefshme që ndryshe do të ishin të vështira ose të pamundura për t’u gjetur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like