Policia e Kosovës mohon të ketë arrestuar tjetër ish-polic serb – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës pretendon se nuk e ka arrestuar ish-polici Zoran Mihajloviç në veri të Kosovës dhe se pjesëtarët e tyre në atë pjesë të Kosovës nuk i kanë penguar punëtorët e Elektrodistribucija-s që ta rregullojnë defektin në rrjetin elektrik.

Drejtoria e Policisë përmes një komunikate i quajti spekulime informacionet për arrestimin e një serbi tjetër dhe për ndërprerjen e punimeve dhe shtoi se “nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia për arrestimin e personit në fjalë”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça ka mohuar të premten se Policia e Kosovës ka lista në të cilat mund të arrestojë ish-policët.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka vlerësuar se bëhet fjalë për një “fushatë dezinformimi nga Beogradi” për të justifikuar “veprat kriminale”.

“Fushata e dezinformimit se një ish-polic është arrestuar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se punëtorët e Elektrodistribucija-s janë penguar edhe një herë dëshmon nevojën për heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe rivendosjen e normalitetit në këto zona sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Svelça.

Policia ka konfirmuar se të enjten në mbrëmje ka arrestuar Sllagjan Trajkoviçin, i dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. /tesheshi.com/

 

You may also like