Pogradeci likuidon Butrintin, Maliqi merr fitore shprese ndaj Vorës

by admin
Spread the love

Beteja mbijetese dhe në fund kanë festuar Maliqi dhe Pogradeci. Skuadra e vendit të fundit ia ka dalë në ekstreme, falë një goli të shënuar nga Isufi dhe ndeshje përfundoi 2-1.

Maliqi kaloi në epërsi e para, me anë të Kapllanit dhe përkohësisht barazoi me anë të Kozit. Në takimin tjetër gjithçka u vendos me penallti.

Pogradeci fitoi 1-0 ndaj Butrintit dhe për momentin del nga zona e ftohtë, por sigurisht do të mbetet me kokën pas për shkak të diferencës së vogël me rivalet.

Topllari pa u bërë gjysmë ore lojë shënoi me penallti dhe liqenorët triumfuan, duke bërë autokritikë për humbjen e pësuar kundër Turbinës. / oversport.tv

KATEGORIA E PARË – JAVA 16

Maliqi-Vora 2-1
Shënues:
Kapllani 52’, Isufi 90+16’ / Kozi 59’

Pogradeci-Butrinti 1-0
Shënues:
Topllari (pen.) 29’

Foto: K.F Maliqi, Facebook

You may also like