Po u qurravita, kush do m’i zgjidhë hallet? – Shqip

by admin
Spread the love

Fjoralba i është përgjigjur sot pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre i ka shkruar se ajo i duket fresk, pa halle dhe strese. Moderatorja e postoi mesazhin bashkangjitur me  një foto ku shfaqen flokët e saj të rënë.

“Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, shkroi Fjoralba duke na treguar se edhe ajo ashtu si të gjithë ka problemet e saj, por nuk i bën publike.

You may also like