Po sërvitej në fushën e basketbollit, i biri i LeBron James pëson arrest kardiak

by admin
Spread the love

Bronny James, djali i madh i yllit të NBA, LeBron James, është duke marrë veten në një spital në Los Anxhelos pasi pësoi arrest kardiak gjatë një stërvitje të hënën.

Revista e përjavshme amerikane, PEOPLE shkruan se 18 vjeçari ishte në praktikën e basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore kur ndodhi incidenti.

“Dje teksa po ushtrohej Bronny James pësoi një arrest kardiak. Stafi mjekësor ishte në gjendje ta trajtonte Bronny-n dhe ta çonte në spital. Ai tani është në gjendje stabile dhe ka dalë nga njësia e kujdesit intensiv (ICU). Kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen James dhe do të përditësojmë mediat kur të ketë më shumë informacion”- tha për PEOPLE një përfaqësues i familjes James.

“LeBron dhe Savannah dëshirojnë të dërgojnë publikisht falënderimet dhe vlerësimin e tyre më të thellë për stafin mjekësor dhe atletik të USC për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm për sigurinë e atletëve të tyre.”

Sipas një raporti nga TMZ, gjendja e Bronny u konsiderua alarmante dhe atleti i ri u transportua në spital me një ambulancë nga Qendra Galen e USC rreth orës 9:26 të mëngjesit të së hënës.

Bronny u diplomua nga shkolla e mesme e Sierra Canyon në maj dhe kishte njoftuar se do të shkonte në USC për të luajtur basketboll në fillim të atij muaji. Duke folur me Spectrum SportsNet në atë kohë, LeBron e quajti rastin “një nga ditët më të mira të jetës sime”.

“Së pari, urime Bronny për vendimin që mori. Unë jam super krenar për të, familja jonë është krenare për të. Për mua personalisht është edhe më e veçantë, sepse është hera e parë që dikush nga familja ime shkon në kolegj. Natyrisht, unë nuk shkova në kolegj. Super budalla krenar, super emocional, por thjesht super budalla i emocionuar dhe i lumtur për udhëtimin e tij“, tha asokohe LeBron.


Top Channel

You may also like