Po kërkoni sekretin e jetëgjatësisë? Ja çfarë duhet të bëni çdo natë

by admin
Spread the love

A po kërkoni në internet natën për sekretin e jetëgjatësisë? Nëse po, atëherë largohuni nga ekrani i telefonit dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Sipas neuropsikologes Diane Roberts Stoler, gjumi është thelbësor për shëndetin dhe jetëgjatësinë optimale.

Sipas ekspertes, gjumi lejon trurin të heqë informacionin e padobishëm, bën rindërtimin dhe sjell përsëri në ekuilibër hormonet. Të rriturit duhet të bëjnë nga shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë. Ciklet e gjumit të pandërprera dhe të thella ndikojnë mjaft pozitivis në jetën tuaj, për shembull:

Rrezik i reduktuar për sëmundje kronike: Balancimi i niveleve të hormoneve me gjumin redukton rrezikun e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabeti. Gjumi gjithashtu ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut, si dhe forcon sistemin imunitar, duke reduktuar kështu rrezikun e infeksioneve.

Shëndeti i mirë i trurit: Gjatë gjumit, truri largon toksinat e grumbulluara gjatë ditës. Gjumi jo i mirë e prish këtë proces të vetëpastrimit, duke grumbulluar toksina që favorizojnë shfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Humor më i mirë dhe më pak stres: Gjumi ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ndiheni, pasi kontrollon lirimin e kimikateve dhe hormoneve në tru. Gjumi restaurues ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë dhe redukton prodhimin e hormoneve të stresit si kortizoli, i cili në nivele të larta mund të shkaktojë ndjenja shqetësimi dhe nervozizmi. Së fundi, gjumi i pamjaftueshëm mund të kontribuojë në çrregullime të humorit si depresioni, ankthi dhe stresi.

Rritja e energjisë dhe sistemi imunitar: Pas një gjumi të plotë e të qetë, ndiheni të freskët. Gjumi adekuat mban energjinë në nivele të larta dhe lejon sistemin imunitar të funksionojë siç duhet. Në të kundërt, gjumi i pamjaftueshëm prish procesin e rikuperimit të trupit, duke çuar në lodhje dhe një rrezik më të madh të sëmundjes.

Strategji për gjumë më të mirë, jetëgjatësi dhe mirëqenie

-Përmbajuni një orari të qëndrueshëm të gjumit, edhe gjatë fundjavave.

-Kujdesuni për fazën përgatitore me aktivitete të tilla si leximi ose një banjë relaksuese, të cilat i sinjalizojnë trupit se është koha për të fjetur.

-Kufizoni ekspozimin ndaj ekraneve para gjumit, pasi drita blu që lëshojnë pengon prodhimin natyral të melatoninës.

-Shmangni kafeinën, alkoolin, vaktet e rënda dhe stërvitjen afër kohës së gjumit

-Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e freskët, e errët dhe e qetë.

-Investoni në një dyshek dhe jastëk të rehatshëm, pasi mjedisi i duhur krijon kushtet për një gjumë të qetë dhe rinovues.

“Nëse vuani nga pagjumësia ose problemet me gjumin, flisni me mjekun tuaj. Ai mund të vlerësojë kushtet themelore që i shkaktojnë ato dhe të rekomandojë trajtimet e duhura. Vendosja e modeleve të shëndetshme të gjumit mund të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, por përfitimet afatgjata të jetëgjatësisë ia vlen”, përfundon Dr. Stoler.


Top Channel

You may also like