Po kalon kohë të vështira, Zhang vendos të qëndrojë pranë Interit

by admin
Spread the love

Interi nuk është duke kaluar një periudhë shumë të mirë në muajin e fundit. Zikaltrit u mposhtën në shtëpi nga Liverpooli në Champions League, ndërsa në Serie A ata kanë humbur pozicionin në vendin e parë.

Përveç kësaj, një humbje dhe një barazim ndaj Milanit dhe Napolit në dy ndeshjet e fundit në Serie A që tregojnë një ecuri jo shumë të mirë për ta. Megjithatë, në ditë të vështira mbështetja vjen edhe nga presidenti.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, presidenti Steven Zhang ka vendosur të qëndrojë edhe një muaj më shumë në Milano për të ndihmuar nga pranë klubin. Këshu, Zhang pritet të jetë të paktën edhe për sfidën e radhës ndaj Liverpool, për të treguar afërsinë e tij me ambientin zikaltër. /oversport.tv

You may also like