‘Po iu lutem në gjunjë por nuk ma…’, Luiz Ejlli kërkon t’i plotësohet kjo dëshirë nga Vëllai i Madh

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është një nga konkurrentët më të pëlqyer të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Prej disa ditësh, ai po pret nga Vëllai i Madh ‘një dhuratë’, që ka të bëjë me zarfin e kuq dhe nominimet brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Në një bisedë me Nitën, ai ka thënë se po i lutet në gjunjë Vëllait të Madh që të ketë një mundësi të tillë dhe ai do të nxirrte menjëherë katër persona në nominim. “Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin.

Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë”, u shpreh këngëtari gjatë një bisede me Nitën.

Kujtojmë që Luizi dhe Olta pritet të dalin në nominim këtë javë pasi hoqën litarin gjatë sfidës së dhënë nga Vëllai i Madh këtë javë.

You may also like