“Po dëmton imazhin e Spanjës dhe futbollit tonë”, Iniesta kundër Rubiales

by admin
Spread the love

Puthja e Presidentit të Federatës Spanjolle, Jose Luis Rubiales me lojtaren Jennifer Hermoso pas finales së futbollit të femrave, është shndërruar në një çështje të madhe në Spanjë.

Pjesa më e madhe e opinionit sportiv është kundër Rubiales dhe kërkon tërheqjen e presidentit, i cili për momentin as nuk e çon ndërmend një akt të tillë.

Së fundmi, kundër Rubiales flet edhe Andres Iniesta një legjendë e futbollit spanjoll. Mesfushori theksoi se Rubiales me gjestin e tij dëmtoi imazhin e Spanjës dhe se nuk ka rrugë tjetër veçse të tërhiqet.

“Dua të shpreh trishtimin mbi atë që ka ndodhur në javën e fundit. Tani po flas si një baba, si bashkëshort dhe si futbollist, akte të tilla nuk mund t’i tolerojmë. Nuk e imagjinoj se si mund të ndjehen në këtë moment të gjitha vajzat e kombëtares dhe për faktin që tashmë nuk flitet më për komepticionin e jashtëzakonshëm që zhvilluan.

Na mësuan një futboll fantastik. Nga ana tjetër kemi një president që nuk e pranon se sjellja e tij është e papranueshme. Po dëmton imazhin e Spanjës dhe futbollit tonë”, u shpreh Iniesta./ Shqip


Top Channel

You may also like