Plazhi bosh, Ylli Manjani i këndon një këngë ministres Mirela Kumbaro: Ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush, asnjeri nuk lahet n’det, por në dush

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për situatën e turizmit në vendin tone, duke postuar një foto në “Facebook”, ku shihet se në plazh nuk ka asnjë pushues.

Krahas fotos, ish-ministri ka ironizuar, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Postimi i Manjanit:

“Unë them të këndojë një këngë Mirela, mbase vijnë plazhistët.

Jepi Mirela:

“Ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush.

Asnjeri nuk lahet n’det, por në dush.

Thotë nëneja janë krushq, o janë krushq.

Janë krushq nga Greqia, të na rrojë qeveria.

Rrushi inë sterr i zi,

Rroftë reforma në drejtsi…”, shkruan Manjani.

You may also like