“PLAY-OFF” EURO 2024/ Levandovski për “kërcimin” e fundit, Kvara takim për historinë

by admin
Spread the love

Mbrëmë u mësuan gjashtë ekipet që do të kërkojnë të hyjnë në Evropian në qershor, teksa më 26 qershor do të kualifikohen vetëm 3 prej tyre. Dueli intrigues është Uells-Poloni, që do të luhet në Kardif.

“Euro 2024” mund të jetë “kërcimi i fundit” për Robert Leëandoëski, i cili do të mbushë 36 vjeç në gusht. Humbja e një prej 9-shave më të mëdhenj në botë, në një turne që do të jetë gjithashtu pa Erling Haaland, do të ishte mëkat i vërtetë.

Eliminimi i Polonisë do të ndryshonte gjithashtu situatën e disa klubeve italiane. Kombëtarja polake ka, së bashku me atë serbe, numrin më të madh të lojtarëve që luajnë në Serie A dhe Serie B. 8 të tillë janë pjesë e ekspeditës së “play off”-it.

Paradoksalisht, një tjetër “play off” për kualifikim në finalet e “Euro 2024” do të luhet në Poloni, përkatësisht ai mes Ukrainës dhe Islandës për shkak të situatës delikate në territorin ukrainas. Në letër nuk do të kishte asnjë sfidë: kombëtarja e Serhij Rebrov është shumë më e strukturuar me lojtarë, që janë integruar mirë në ligat kryesore evropiane.

Islanda dhe 372 mijë banorët e saj patën bumin e vet midis viteve 2016 dhe 2018, arritja deri këtu është tashmë sukses. Heroi i gjysmëfinaleve është Gudmundsson i Genoa, i cili shënoi tre gola ndaj Izraelit. Avantazhi i Islandës është se nuk ka asgjë për të humbur.

Gjeorgji-Greqi përfaqëson nga njëra anë mundësinë e një kualifikimi të parë historik për kaukazianët, të cilët nuk kanë pasur kurrë një brez të tillë lojtarësh që nga pavarësia. Ata mundën Luksemburgun e vogël pa Kvaratskhelia, të skualifikuar. Asi i Napolit do të shfaqet kështu më i pushuar për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e kombëtares së tij.

Kujdes nga Greqia, e cila sapo është kthyer nga një periudhë krize të thellë. Që nga Kupa e Botës 2014, ajo nuk është kualifikuar më as në një Kampionat Evropian dhe as në një Botëror. Ndërkohë, ka ndërruar 7 trajnerë gjatë kësaj periudhe dështimesh.

PANORAMASPORT.AL

You may also like