Plagosja në Shtërpcë, KMLDNJ fton të mos politizohet procesi hetimor

by admin
Spread the love

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në mbrëmjen e së premtes në Shtëpcë.

Sipas, KMLDNJ-së, ky incident u politizua, si nga ana e palës shqiptare dhe serbe, duke reaguar dhe bërë supozime pa përfunduar procedurat hetimore nga institucionet e drejtësisë.

“Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar. Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët”, shkruhet në deklaratën për media të KMLDNJ-së, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë, ky këshill uron Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve. Megjithatë, fton edhe për pritje deri në përfundimin e hetimeve ndaj incidentit nga institucionet relevante dhe mos të ndërhyhet në këtë proces.

Në këtë incident, një person kishte plagosur dy të rinj serbë, të cilin më vonë Policia e Kosovës arriti ta identifojë dhe arrestojë brenda një kohe të shkurtër.

You may also like