Plagosi me thikë 31-vjeçarin në Dhërmi, arrestohet autori

by admin
Spread the love

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi mëngjesin e sotëm plagosi me thikë një 31-vjeçar në Dhërmi.

Sipas policisë 46-vjeçari me inicialet Q.H pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë të riun, I cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

You may also like