Pioli: Duhet të rikthehemi te fitorja menjëherë, De Keteleare mund të jetë titullar

by admin
Spread the love

Java e tretë i ka rezervuar Milanit një përballe me Bolognan në “San Siro” ku kuqezinjtë do të kërkojnë me ngulm tre pikët. Në prag të kësaj sfide trajneri Stefano Pioli është ka folur në konferencën për shtyp ku ka dhënë edhe opionion e tij për këtë takim.

NDESHJA NË BERGAMO- “Nuk mendoj se është e drejtë të përmenden ndeshjet e kaluara. Mua më intereson mentaliteti i skuadrës, e di se luajtën mirë dhe pse nuk janë të lumtur që nuk fituan. Mungoi diçka për të fituar dhe duhet ta gjejmë këtë gjë që në sfidën përballë Bolognës që ka qenë e fundit në sezonin e kaluar që na ndali. Jemi të përqëndruar për të luajtur mirë duke kërkuar fitoren.”

LEAO TE CHELSEA- “Unë mendoj vetëm për ndeshjen duke u bazuar te lojtarët që kam në dispozicion. Leao duhet të mendojë të vazhdojë të përmirësohet sepse ka potencial për ta bërë këtë gjë. Leao do të jetë në dispozicion dhe nuk është i shpërqëndruar.”

DE KETELAERE- “Mund të jetë gati dhe shpresojmë të jetë momenti i tij. Në çdo rast duhet t’i japim pak kohë sepse është një realitet i ri për të, por po më surprizon për shpejtësinë dhe dëshirën që ka për t’u përmirësuar. Do të na falë kënaqësi edhe pse në atë pozicion kam shumë zgjedhje.”

GRUPI I CHAMPIONS LEAGUE- “Ky kompeticion kërkon performanca të një niveli të lartë. Nëse ja dalim që të bëjmë maksimumin tonë, do të kemi edhe shanset tona për të luajtur. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë, por të luajmë me entuziazëm të madh duke marrë parasysh edhe eksperiencën e sezonit të kaluar.” /oversport.tv

You may also like