Peshku artificial i printuar në 3D, së shpejti do të shitet në treg (fotot)

by admin
Spread the love

Nëse një udhëtim te liqeni me kallamin e peshkimin nuk mund të realizohet prej jush, atëherë duket se opsioni do të jetë një kompani izraelite që thotë se ka krijuar peshkun e parë të bio-printuar në 3D te species ‘grupir’— që “menjëherë pas printimit është gati për t’u gatuar.”

Grupi Steakholder Foods shton se ka krijuar peshkun jo-traditional për t’u konsumuar, që nuk dëmton ambjentin.

Filetot e saj janë krijuar në bashkëpunim me kompaninë ‘Umami Meats’ dhe kanë shije e përbërie të ngjashme me atë të peshku të vërtetë, shkruan rrjeti SWNS.

Kreu i Umami Meats, Mihir Pershad tha se produkti është testuar dhe është shumë i ngjashëm me peshkun e vërtetë.

Ai shtonte se printimi 3D është realizuar me anë të “qelizave embrionale që me anë të bio-printimit janë procesuar në formë peshku”.

Pershad thotë se shpreson të sjellë në treg peshkun e tij në muajt në vijim.

“Kemi krijuar një bio-bojë që lidhet me qelizat Umami duke krijuar shijen dhe përbërien e kërkuar. Ne duam të zgjerojmë bashkëpunimin me partnerët edhe për specie të tjera ushqimi sintetik”, thotë drejtori.

Ata duket se kanë zgjedhur peshkun Grupir si një specie unike që nuk kërkon periudha inkubacioni apo maturimi pas printimit 3-Dimensional.

Mbetet për t’u parë si do të reagojë publiku ndaj iniciativës së pazakontë të prodhuesve.

Në vitin 2020, edhe prodhuesit e dyqaneve të njohura Kentucky Fried Chicken (KFC) njoftuan se po krijojnë mish pule të printuar në 3D në bashkëpunim me laboratorët  Bioprinting Solutions, në Rusi.