Pesë leksione të jetës që nuk i mësoni në shkollë

by admin
Spread the love

Qëllimi i
shkollave është t’iu ndihmojnë fëmijëve të zhvillohen duke u mundësuar njohuri
dhe mjete për ta krijuar një jetë të përmbushur.

Por realiteti
është se në shumicën e vendeve të botës, shkollat nuk janë duke u mësuar
fëmijëve leksione të cilat janë esenciale për ta jetuar një jetë të tillë.

Një lloj i
duhur i edukimit duhet të përfshijë mësimin e aftësive jetësore të cilat
personi do t’i bart gjatë tërë jetës për t’i aplikuar në lidhje dhe në
karrierë.

Sistemet
momentale edukative nuk janë duke u mësuar fëmijëve shumë aspekte të cilat janë
të domosdoshme për të shënuar sukses në fusha të ndryshme, siç janë p.sh.
përgjegjësitë financiare apo investimet.

Më poshtë i
keni disa leksione të cilat nuk u mësohen fëmijëve në shkolla, ndonëse janë të
domosdoshme që çdo individ t’i dijë.

Ballafaqimi me frikat e brendshme

Fëmijëria u
sjell fëmijëve shumë fobi, siç është fobia ndaj errësirës, vetëtimës,
përbindëshave, shkuarja te doktori apo edhe shkuarja në shkollë.

Kjo i bën
fëmijët të frikësohen nga situatat të cilat të rriturve nuk u duken të
frikshme.

Megjithatë,
përveç nëse fëmijët inkurajohen të flasin për ankthet e frikat e tyre, ata do
të mbesin të paaftë për t’u ballafaquar me to tërë jetën.

Ndryshimi i mënyrës së menduarit dhe shprehive

Është kruciale
ta zhvilloni një mënyrë të duhur të të menduarit te fëmijët në moshë të
hershme, por, fatkeqësisht, kjo nuk adresohet fare në shkolla.

Shkollat duhet
t’iu ndihmojnë fëmijëve ta kuptojnë se për çfarë janë turinjtë e tyre të aftë
dhe çfarë gjërash të mahnitshme mund t’i arrijnë.

Shfrytëzimi maksimal i potencialit

Përgjegjësia e
mësuesve është ta ndihmojnë fëmijën që ta gjejnë potencialin për t’u
transformuar në një person që zhvillohet dhe kontribuon në botë.

Shkollat duhet
t’u mundësojnë fëmijëve vend të sigurt për t’u hapur, për t’u zhvilluar dhe për
t’u ndjerë fizikisht, emocionalisht dhe akademikisht të sigurt.

Gjetja e pasionit

Qëllimi i
vërtetë i edukimit të shkollës për fëmijët është të mësojnë ta gjejnë pasionin
e tyre.

Por, sistemi
momental i shkollimit i nxitë fëmijët të mësojnë algjebër apo kimi pa e ditur
se a janë të interesuar në këto lëndë apo jo.

Kjo është e
dëmshme pasi që fëmijët e kanë më të vështirë ta zbulojnë atë se çfarë duan të
mësojnë.

Fëmijët duhet të mësohen të bëjnë para përmes internetit

Ka shumë
fëmijë që dëshirojnë të fitojnë para gjatë kohës që janë duke u shkolluar. Por,
shkollat nuk u ndihmojnë në këso raste.

Mësuesit dhe
prindërit duhet të jenë të hapur për t’i diskutuar mënyrat se si fëmijët mund
të fitojnë para përmes internetit gjatë kohës kur janë duke i kryer
studimet. 

You may also like