Përsëritje të votimit nga rrethi i parë do të ketë në nga një vendvotim në Dibër dhe në Shuto Orizarë

by admin
Spread the love

Në zgjedhjet lokale nesër përsëritje të rrethit të parë do të ketë në dy vendvotime – në 0543 në Dibër për kryetar të komunës dhe anëtarë të Këshillit dhe në 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të Këshillit. Gjykata administrative e ka anuluar votimin në këto dy vendvotime, pas çka KSHZ-ja mori vendim për rivotim. Në vendvotimin 0543 në Dibër në Listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 777 qytetarë me të drejtë votës.

Në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë do të rivotohet për anëtarë të këshillit dhe paralelisht do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës. Në këtë vendvotim ka 655 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të votohet në gjithsej 44 komuna, ndërsa votim nuk do të ketë në Mavrovë-Rostushë dhe Qendrën e Zhupës, pasi nuk u plotësua cenzusi ligjor i votimit që të dalin së paku një e treta nga votuesit e regjistruar në Listën zgjedhore. KSHZ-ja do ta njoftojë Qeverinë, e pastaj në pajtim me Ligjin për vetadministrim lokal do të organizohet përsëritje e votimit.

You may also like