Përplasjet Mickoski-Gruevski, BDI: Beteja midis forcave në VMRO, në kurriz të qytetarëve dhe vendit

by admin
Spread the love

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kumtesës kanë reaguar ndaj përplasjeve mes Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit. Nga kjo parti thonë se partiake porositi se me zgjuarsi po ndjekin shqetësimin e madh në radhët e VMRO DPMNE-së dhe ndasitë e thella që po shfaqen në betejën midis integrimit dhe izolimit.

“Kjo betejë e brendshme midis forcave në VMRO-së që duan integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe atyre që preferojnë izolimin po zhvillohet në kurriz të vendit dhe qytetarëve, por edhe duke keqpërdorur institucionet e vendit, proceset si dhe partitë politike dhe liderët partiakë”, njofton BDI-ja.

Nga partia theksojnë se lideri partiak Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit ka folur për procesin e negociatave të Përzhinos dhe takimeve me z. Zaev dhe z. Gruevski mbi temën e tejkalimit të situatës nëpërmjet të procesit të së vërtetës dhe pajtimit.

“Në këto takime të liderëve në klubin e deputetëve, që janë zhvilluar edhe në dijeni të komunitetit ndërkombëtar dhe të udhëheqësive partiake, u formua grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Nikolla Todorov dhe Artan Grubi”, thuhet në kumtesën partiake.

BDI-ja thekson se ndryshimet në Kodin Penal fillimisht u aktualizuan nga VMRO para ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës.

“Më pas, Kodi penal ishte gjithashtu kërkesë edhe e kryetarit të ri të VMRO DPMNE Hristijan Mickoski në takimet e liderëve dhe ato bilaterale, por pas distancimit të tij nga ish udhëheqësia e VMRO DPMNE-së, edhe përkundër pajtimit të LSDM-së, ai u tërhoq nga kjo kërkesë. As shteti, as qytetarët, as mediat, as amerikanët dhe europianët, as LSDM e BDI nuk janë armiq të VMRO DPMNE-së, por të gjitha forcat progresive në vend po ia shtrijnë dorën VMRO-së që të heq dorë nga politikat izoluese dhe të bëhet pjesë e Maqedonisë europiane”, kumton BDI-ja.

You may also like