Përplasjet mes izraelitëve dhe palestinezëve/ BE dënon sulmet, bën thirrje për qetësi

by admin
Spread the love

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.

Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet”, tha Borrell përmes një deklarate.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”,shtoi ai.

Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.


Top Channel

You may also like