Përplasje në protestat në mbështetje të Gazës në vendet arabe (fotot)

by admin
Spread the love

Protestuesit shiheshin që vraponin për t’u mbrojtur në kryeqytetin libanez Beirut, pas përplasjeve në një demonstratë solidariteti me Gazën pranë ambasadës amerikane atje.

Mijëra njerëz kanë marshuar në të gjithë botën arabe e muslimane për të protestuar vdekjet e qindra njerëzve nga sulmi mbi një spital në Gaza për të cilin ata fajësojnë Izraelin, edhe pse ky i fundit mohon.

Zemërimi i gjerë për tragjeditë e njëpasnjëshme ka përfshirë mbarë rajonin, teksa njerëzit në Beirut u mblodhën sot pas thirrjeve të lëvizjes Hezbollah dhe grupeve palestineze në vend.

“Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit,” brohorisnin qindra mbështetës të grupit Hezbollah në marshimin e nisur prej jugut të Beirut.

“Izraelitët do të përpiqen të godasin më shumë spitale, më shumë punonjës ndihme dhe vullnetarë, me qëllim që të largojnë njerëzit nga shtëpitë e tyre në Gaza,” tha zyrtari i Hezbollah, Hashem Safieddine para demonstruesve.

Protestues dolën gjithashtu në rrugët e qyteteve Ramallah e Nablus në Bregun Perëndimor duke brohoritur “Palestina e Lirë”.

Ndërkohë Izraeli mohon akuzat se ka goditur spitalin me raketa edhe pse fillimisht në kohën e sulmit raportoi për “goditjen e një baze të Hamas në Gaza”.

Më vonë at thanë se kishin ‘prova’ se militantët ishin përgjegjës për sulmin, që sipas tyre ishte shkaktuar gabimisht nga një raketë e tyre.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin në 2020, kritikuan Izraelin si autor të sulmit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë ashpërsisht sulmin izraelit që shkaktoi vdekje të qindra njerëzve”, tha agjencia shtetërore e Emirateve, WAM të mërkurën.

Ndërsa ministria e jashtme e Bahrain shprehte “dënesën e mbretërisë së Bahrain për sulmin izraelit me bombë”, sipas agjencisë vendase Bahrain News Agency, shkruan AlJaseera.

Arabia Saudite gjithashtu, e cila ka ndaluar negocjatatat e riafrimit me Izraelin që prej nisjes së dhunës, tha së “dënon krimin e rëndë të kryer nga forcat pushtuese izraelite”.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi gjithashtu dënoi “bombardimin izraelit” të spitalit të  Ahli Arab që solli “vdekjen e qindra viktimave të pafajshme.