Përplasje mes policisë franceze dhe të rinjve emigrantë në ishullin e oqeanit Indian (fotot)

by admin
Spread the love

Përplasje të ashpra janë regjistruar në qendër e në jug të ishullit francez Mayotte, në Oqeanin Indian mes policisë e të rinjve kryesisht emigrantë në kampet ilegale.

Një gjykatë franceze ndaloi dje përkohësisht urdhrin e spastrimit të zonës, edhe pse qeveria e Parisit kishte përgatitur operacionin e sigurisë të largimit te rezidentëve.

Operacioni për spastrimin e zonave ilegale të Mayotte dhe të largimit të emigrantëve ka shkaktuar përplasje mes të rinjve dhe forcave të sigurisë, si dhe tensione me komunitetin fqinjë në Comoros, nga ku vijnë shumica e tyre.

Zyrtarët thonë se kërkojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës për vendasit në ishullin Mayotte, që është një nga territoret e jashtme të Francës, të shtrira prej Karaibeve deri në oqeanin Paqesor.

Por gjykata në Mamoudzou ndaloi dje spastrimin e dhunshëm të kampit, duke thënë se veprimi nuk ka bazë ligjore dhe kërcënonte liritë publike.

Rreth 1,800 anëtarë të forcave të sigurisë janë angazhuar nga autoritetet, duke përfshirë dhe trupa të dërguara nga Parisi.

Banorët e kampit ishin përgatitur duke ngritur barrikada me goma dhe kazanë mbeturinash.

E përditshmja Le Monde tha se policia deri tani ka lëshuar 650 bombola gazi lotsjellës dhe mjete të tjera shpërndarjeje turmash, gjatë përplasjeve me rezidentët.