Përleshje në Bullgari, tifozët e Kombëtares përplasen me policinë – Shqip

by admin
Spread the love

Protestojnë për punën e dobët të federatës

Mijëra tifozë bullgarë u përplasën me policinë në Sofje ndërsa protestonin për punën e keqe të federatës bullgare të futbollit. Pak minuta para fillimit të takimit kualifikues të Euro 2024 Bullgari-Hungari, tifozët filluan të hedhin bomba të improvizuara, gurë dhe shishe plastike drejt policisë.

Pas djegies së kazanëve të plehrave, policia u kundërpërgjigj duke përdorur topa uji. Mediat raportuan se disa protestues u plagosën. Tifozët ishin të acaruar për shkak të vendimit të institucionit për të luajtur këtë takim pa tifozë, ndërkohë që pakënaqësitë ishin shtuar prej kohësh.

Kombëtarja bullgare nuk ka arritur të kualifikohet në një turne madhor për gati dy dekada. Pas dy humbjeve të fundit të sikletshme nga Shqipëria dhe Lituania në tetor, tifozët bënë thirrje për një protestë mbarëkombëtare, duke fajësuar drejtuesit e sindikatës për rezultatet e dobëta dhe bënë thirrje për dorëheqjen e tyre.

Në sfidat në kampionat fansat kërkojnë largimin e presidentit të federatës Borislav Mihailov dhe ndihmësve të tij, që kanë qenë në drejtim në 18 vitet e fundit. Kreu i institucionit bullgar të futbollit i trembur nga përkeqësimi i situatës i kërkoi UEFA-s që sfida të luhej me dyer të mbyllura.

Klan News

You may also like