Perla e Sardenjas promovohet si Korfuzi në rrjetin social, kryebashkiaku: Vjedhje identiteti

by admin
Spread the love

Fotoja e detit Cala Mariolu në Sardenja, i cilësuar si më i bukuri i Italisë në fillim të këtij viti, është promovuar nga faqja e udhëtimit “Hellenic World Greek“ si i Korfuzit të Greqisë.

Autoritetet në Sardenjë këtë veprim e quajtën “vjedhje identiteti“.

Sipas Ansas, vjedhja e imazhit është kryer nga faqja “Hellenic Ëord” e cila ka mbi 600,000 ndjekës, ndërsa postimi mblodhi 67,000 pëlqime.

Rasti nuk ka kaluar pa u vënë re nga kryebashkiaku i qendrës bregdetare të Ogliastra,  Stefano Monni, i cili ka shkruar një postim në profilin e bashkisë në Facebook dhe një letër në profilin e Instagramit të faqes greke, i cili po mendon të përdorë veprime ligjore kundër faqes. dhe të profilit të “Hellenic Word”

“Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim pamje të bregdetit Baunei të përdorura për të reklamuar lokalitete të tjera si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar: dje ndodhi me kartolinat klasike, sot, në epokën e mediave sociale, imazhet e grabitura udhëtojnë në eter”, tha ai.


Top Channel

You may also like