Përfundon ndeshja në “Riza Lushta”- Trepça pëson disfatë nga Istogu

by admin
Spread the love

Xhiro e 19-të në Ligën e Parë të futbollit ka filluar sot me një ndeshje në program.

Bëhet fjalë për duelin e Grupit A, ndërmjet Trepçës dhe Istogut, i cili i ka takuar mysafirëve.

Istogu ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “Riza Lushta”. Golin e vetëm por me vlerë të tri pikëve e realizoi Qëndrim Jahaj në minutën e 78-të.

Kujtojmë se Arlind Syla i mitrovicasve është ndëshkuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë, duke i lënë vendasit të hendikepuar për 45 minutat e fundit të takimit.

Tani Istogu kalon në pozitën e pestë me 26 pikë të mbledhura, një më shumë se Trepça në vendin e gjashtë të Grupit A. 

You may also like