Përfshirja e komuniteteve më të vogla në koalicion do të sjellë një rikonfigurim politik pozitiv në vend – Shqip

by admin
Spread the love

Të ftuar në emisionin Klan Debat analistët politikë Ibrahim Memeti dhe Qani Nuhiu kanë shprehur mendimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare, duke theksuar ndikimin e koalicioneve të reja dhe përfshirjen e komuniteteve të vogla. Mehmeti vlerëson se ky rreshtim do të sjellë një rikonfiguracion të qëndrimeve dhe mendimeve politike, ndërsa Nuhiu parashikon një zgjerim të frontit politik që do të bëhet multietnik, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe duke ndikuar në opinionin publik.

Memeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv që do të zvogëlojë hapësirën për manipulim nga pala maqedonase. Ai gjithashtu shpreh keqardhje për shpërbërjen e Aleancës, duke e vlerësuar atë si një subjekt me potencial të lartë strukturor dhe politik.

“Ky rreshtim do të ketë ndikim edhe në të ardhmen, do të ketë një rikonfiguracion të partive politike shqiptare në qëndrime dhe mendimet politike. Për mua më interesante është që njëri nga koalicionet, të mos më merret si tifozëri por më pëlqen fakti që përfshihen edhe komunitetet e vogla. Unë kamë thënë që shqiptarët është dashur që t’i kyçin edhe komunitetet më të vogla që po ashtu ka qenë në gjendje të vështirë si shqiptarët, dhe kjo mendoj se paraqet një cilësi të re e cila do ta zvogëloj hapsirën për manipulim nga pala maqedonase.
Mua më vjen keq që Aleanca u shpërnda, sepse ka qenë një subjekt me ndërtim strukturor shumë të mirë, dhe do të ishte një nga pretendentët për udhëheqje në këto zgjedhje edhe po të ishte e vetme. Nëse i shofim anketat mendoj se Aleanca do t’i japi një shtytje këtij koalicioni.
Është bukur që shikon se si sot po ndihmohen komunitetet e vogla që janë në pozicionet që ne dikur kemi qenë”, tha Memeti.

Ndërkohë, Nuhiu fokusohet në mundësinë e krijimit të një fronti të gjerë politik, që do të tërheqë vota nga një spektër më i gjerë etnik dhe do të ndikojë në formimin e opinionit publik. Sipas tij, kjo tendencë do të kontribuojë në rezultate dhe do të reflektojë ndryshimet në marrëdhëniet etnike dhe politike në rajon.

“Janë mundësitë që ta grumbullojnë të ashtëquajturin Front, është një tendencë për ta përhap frontin e garimit, politik, që përmomentin nga një formim etnik do të bëhet multietnik, që do të ju sejlli vota, dhe normalisht edhe bazohen në Marrëveshjen e Ohrit, nuk e di sa ndikim do ket por do japi rezultat dhe deri diku do të ndikojë tek opinioni”, tha Nuhiu./tvklan.mk/

You may also like