Për varësen e Dua Lipës u deshën mijëra orë pune dhe ka një shifër marramendëse – Shqip

by admin
Spread the love

Dua Lipa u klasifikua si një ndër të veshurat më mirë në tapetin e kuq të Grammy Awards ku shkëlqeu në një fustan argjendi nga Courrèges.

LOS ANGELES, CALIFORNIA – FEBRUARY 04: Dua Lipa attends the 66th GRAMMY Awards at Crypto.com Arena on February 04, 2024 in Los Angeles, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Sikur mos të mjaftonte fustani, vëmendjen e mori edhe varësja e Duas. Një krjim artistik më vete, me dy peshq që ‘puthen’ në një safir.

Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces. Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha, po ashtu të papërpunuar.

Safirët Umba gjenden në Tanzani. Ata nuk përpunohen dhe kjo i bën ata shumë të rrallë dhe unikë. Safirët Padparadscha njihen si ndër më të rrallët. Ka shumë pak të tillë në treg. Këta safirë gjenden në Madagaskar, Tanzani dhe Sri Lanka, e cila mbahet  për cilësinë më të mirë të tyre.

Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante.

Nëse jeni kuriozë për çmimin, mbani frymën. Kompania nuk e ka zbuluar shifrën ekzakte, por ekspertët e vlerësojnë të paktën 10 milionë dollarë./tvklan.al

You may also like