Për dy vite me radhë refuzohet një libër me vlera nga kompania mediatike botuese e INA-s

by admin
Spread the love

Për të dytin vit me radhë Komisioni për veprimtari botuese pranë Ministrisë së Kulturës së RMV refuzon mbështetjen e botimit të një libri me shumë vlera “Liritë dhe diversiteti kulturor evropian” me autor Mr.Muhamer Pajaziti.

Autori është profesor universitar i shkolluar në Gjermani, magjistraturë në Universitetin e Bremenit dhe që ka përgatitur një vepër të rrallë, që do shërbej për shumë studjues dhe studentë.
Ky ka qenë titulli i vetëm me të cilin për dy vite konkuron shtëpia mediatike dhe botuese “Mediars”, por dy herë u shlye.

Për këtë ka reaguar edhe drejtuesi i kësaj shtëpie mediatike dhe botuese,Naser Pajaziti, pjesë e së cilës është edhe agjencia e parë e lajmeve në gjuhën shqipe në RMV, INA-Iliria News Agency, që sivjet shënon 17 vjet dhe ka qenë një hapësirë e promovimit të vlerave letrare dhe kulturore, duke përfshirë shkrime të autorëve të ndryshëm, edhe disa si më poshtë.

“Për të dytin vit me radhë Komisioni për veprimtari botuese refuzon një titull libri me vlera dhe të rrallë. Ky titull ska pasur shanse të konstestohet për nga vlerat.

Vitin e kaluar ishte Lulzim Haziri, sivjet Ismet Jonuzi-Krosi, Ali Pajaziti…

Mund të keni arsye sa për sy e faqe, por mos flisni për vlera dhe parime. Si mundet disa shtëpi botuese kalojnë nga 4 apo 6 tituj e dikush zero. Apo ka vendosur ‘nana parti’, zvministrli, sekletari. Tung e keni, bota sillet!”, ka shkruar Pajaziti.(INA)







Artikulli paraprakMacron i shkruan letër Pendarovskit: Marrëveshja me FRONTEX është dëshmi se BE e respekton gjuhën maqedonase




You may also like