Pensionistët në RMV: Jetojmë me 12 mijë denarë pension, kjo është e turpshme në këtë kohë

by admin
Spread the love

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme theksuan se pensionet prej 12 mijë denarëve (194 euro) janë shumë të ulëta, gjë që sipas tyre, është e turpshme për shekullin e 21-të dhe kërkuan rritjen e tyre.
Pensionistët gjithashtu kërkuan që shteti të jep llogari se ku shkojnë paratë e tyre që i japin nëpërmjet shoqatës së pensionistëve.

“Ne kërkojmë 20 mijë denarë (324 euro) pension plus 3 mijë rritje, jo rritje lineare. Ku janë pensionistët me pension të madh, të solidarizohen me ata me pensione të vogla që humbën vendin e punës për shkak të falimentimit dhe marrin 9.000 denarë. Ja, kolegia merr 10.000 11.000, çfarë do të bëjë me këto. Vetëm tarifat ndaj shtetit janë kaq shumë. Ku shkojnë paratë tona? Shteti duhet të jep llogari, jo vetëm ata të marrin para. Gjyqtarët, avokatët, prokurorët duhet të mendojnë për këtë”, tha një pensioniste.
Një tjetër, nga ana tjetër, theksoi se nuk do të dorëzohen dhe i tha kryetares së Shoqatës së Pensionistëve, Stanka Trajkova, se nuk mund të protestojë derisa punon në zyrë dhe se do të zëvendësohet.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Ata nuk mund të na nënvlerësojnë. Jetojmë me 12 mijë denarë pension. Është e turpshme në shekullin e 21-të. Ne nuk do të dorëzohemi. Përshëndes kryetaren e shoqatës dhe do t’i them: ajo nuk mund të protestojë duke punuar në zyrë. Si duket kjo? Ajo duhet të jetë në krye të protestës. Ne do ta ndryshojmë atë. Ne nuk tërhiqemi”, tha ai.

Pensionistët kërkojnë që pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale, e cila që nga marsi i vitit 2023 është 20 mijë denarë.

MARKETING




You may also like