Pema me fruta të arta

by admin
Spread the love

Na ishte njëherë e një kohë një mashtrues, i cili një ditë u kap dhe u dënua me vdekje. Ai kërkoi mëshirë për të shpëtuar jetën e tij, dhe për të bindur gjyqtarët, u tregoi një sekret të habitshëm:u tha se dinte metodën për mbjelljen e pemëve, që ishin të afta të prodhonin fruta të artë.

Lajmi i pazakontë mbërriti deri tek mbreti, që mendoi se ia vlente që ta provonte.

Mashtruesi shpjegoi se ai ishte gati të demonstronte aftësinë e tij të jashtëzakonshme. Gjithçka që i nevojitej ishte një grusht me pluhur ari dhe një lopatë.

Sovrani pranoi por e paralajmëroi:”Por nëse kjo gjë nuk është e vërtetë, do të përfundoni menjëherë në duart e xhelatit!”. Të nesërmen në mëngjes, mbreti dhe gjithë oborri i tij u mblodhën në kopshtin mbretëror.

Burri mashtrues u përkul disa herë me nderim para të gjithë fisnikëve dhe tha: Madhëria e Tij do të shohë se sa e thjeshtë është kjo që kam premtuar. Ja unë do të hap një gropë të vogël në tokë, dhe do të hedh në të grushtin me pluhur ari.

Më pas do ta ujit me nga një kovë me ujë për 3 ditë me radhë. Ditën e tretë, pema do të mbijë dhe do të japë 3 fruta të arta, të cilat nga ana tjetër mund të mbillen dhe të bëhen pemë të tjera, secila plot me fruta prej ari!.

– Në rregull – ndërhyri mbreti nga padurimi – Tani mjaft me fjalë! Nisni nga puna dhe mbillni

ar! Në rast se nuk e shoh frutin e artë pas 3 ditësh, do të përfundoni i varur në trekëmbësh!

– Oh, Zot i madh! – klithi mashtruesi dinak – Por unë nuk mund ta bëj vetë! Ky sekret do të funksionojë vetëm me një kusht:dora që do të mbjellë arin, duhet të jetë krejtësisht e pafajshme, dhe të mos ketë bërë kurrë asgjë të keqe.

Përndryshe mrekullia nuk do të ndodhë. Për këtë arsye, siç e ta kuptoni fare mirë edhe Madhëria juaj, është e pamundur që unë ta përdor sekretin për veten time. Por, Madhëria e tij është fisnik dhe i mëshirshëm, prandaj ai do të ketë mirësinë ta bëjë këtë gjest.

Mbreti e kapi lopatën, por menjëherë iu kujtua ajo që kishte bërë gjatë luftës së fundit në mbrojtje të mbretërisë. “Duart e mia janë ende me gjakun e armiqve që kanë vrarë në lutë! Unë do ta bëja magjinë të padobishme. Është mirë që ta provojë dikush tjetër”- tha sovrani. Ai u drejtua nga Ministri i Thesarit, por ministri në vend se të afrohej, u tërhoq.

– O sovran i mrekullueshëm, të kam shërbyer gjithnjë me besnikëri. Por një herë, vetëm një herë, më ndodhi një ngjarje fatkeqe në Thesar:një copë floriri më mbeti ngjitur në tabanin e këpucëve dhe kështu…”.

– Në rregull! – murmuriti mbreti – Atëherë lopatën do të marrë gjykatësi im suprem dhe i pakorruptueshëm!

Por as ai nuk pranoi, me  një justifikim edhe më dinak:”Zotëri, unë do ta bëja me kënaqësi. Por në këtë moment është gati të nisë një gjyqi i rëndësishëm, të cilin absolutisht nuk mund

ta humbas… Më falni!”.

Mbreti u kthye majtas e djathtas, dhe pa që dalëngadalë ministrat, fisnikët, këshilltarët dhe oborrtarë ishin larguar. Pastaj nisi të qeshte, dhe duke u kthyer nga mashtruesi i tha:

– Ma hodhe paq, kriminel i zgjuar! Pra, tani e di me siguri se askush nuk është i pafajshëm. As unë! E kuptova leksionin që më the:merre paratë e tua, ik nga këtu dhe mos u kthe më kurrë!

Morali: Nuk ka pemë që japin fryte të arta, ashtu siç nuk ka njerëz krejtësisht të pafajshëm.

You may also like