PEKIN – Xi: Kina nuk është palë në luftën në ruso-ukrainase

by admin
Spread the love



PEKIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti kinez Xi Jinping tha se ”Kina nuk është e përfshirë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, gjatë bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

”Kina nuk është as palë dhe as pjesëmarrëse në krizën e Ukrainës. Kina ka promovuar gjithmonë bisedimet e paqes në mënyrën e vet”, theksoi Xi.

”Pekini do të mbështesë një konferencë ndërkombëtare të paqes në kohën e duhur, por Rusia dhe Ukraina do të duhet ta pranojnë atë”, theksoi udhëheqësi kinez.

Moska deri më tani ka refuzuar një ftesë për një konferencë të planifikuar në Zvicër në qershor.

Përgjigja kineze ndaj ftesës së shtetit alpin është ende në pritje.

Kina është një aleate e ngushtë e Rusisë.

Akuzat kundër kompanive kineze që furnizojnë Rusinë me të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, mallra që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNderohet konsulli i Izraelit në Shqipëri, Felaj: Rikonfirmim i vlerave të miqësisë mes dy popujve


You may also like