PEKIN – Kina prezanton aeroplanmbajtësen e saj të tretë më të avancuar

by admin
Spread the love

PEKIN, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Kina ka prezantuar aeroplanmbajtësen e saj të tretë dhe më të avancuar, duke forcuar aftësinë e Pekinit mes mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe tensioneve me Tajvanin.

Agjencia shtetërore e lajmeve Hsinhua raportoi se aeroplanmbajtësja e quajtur ”Fujian” u largua sot nga porti gjatë një ceremonie në Shangai.

Kina porositi aeroplanmbajtësen e saj të parë, “Liaoning”, në vitin 2012, një anije e konvertuar që Kina e kishte blerë nga Ukraina.

Ajo u pasua në fund të vitit 2019 nga vënia në punë e “Shandong”, transportuesi i parë i ndërtuar në Kinë. Të tre anijet janë emëruar sipas provincave kineze.

“Fujian” konsiderohet transportuesi më i avancuar i vendit deri më sot.

Ndryshe nga dy anijet e para, ajo nuk ka më një platformë lëshimi të modës së vjetër, por katapulta elektromagnetike që përdoren për të ngritur avionët./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like