Patozi bën deklaratën e papritur: Ilir Meta është në mëshirën e këtij politikani

by admin
Spread the love

Politikani i njohur Astrit Patozi përsa i përket bashkëpunimit Meta-Berisha, Patozi shprehet se janë të detyruar të jenë aleatë pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Unë e konsideroj që një opozitë konfederative, pra në disa qendra. Mund të jenë dy, më e pakta është të jenë dy por edhe po qenë më shumë se dy, një opozitë që mund ta bashkojë nevoja. Pasi nëse do të kemi një opozitë alternative ne i bie të jemi kundërshtarët e Edi Ramës, por sigurisht që nuk pranojmë vizionin e Sali Berishës. Por nuk e kemi Berishën kundërshtar, në kuptimin që ne mund t’i bashkojmë forcat pavarësisht rezervave që mund të kemi për atë lloj politike.

Edhe vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe gjithë pjesa tjetër e foltores, duhet të ishin të predizpozuar që kjo të ndodhte. Në fakt unë jam duke paralajmëruar çdo njëri tjetër pasi unë jam i qartë se kundërshtarin më të egër do kemi Berishën, për ta bërë këtë, sepse ai do eskluzivitet. Ai do të mos ketë asnjë njeri tjetër. Sipas tij i gjithë oborri të jetë i tij, kush do të futet brenda të pranojë rregullat e tij, mund të ketë dhe ndonjë kockë për të tjerët përndryshe kushdo tjetër është armik edhe më të egër se Edi Rama. Kjo është filozofia e tij politike, ai nuk mund të ndryshojë 80 vjeç.

lir Meta tani nuk ka më mundësi të djegi më njeri tjetër. Meta tani në njëfarë mënyrë është nën mëshirën e Sali Berishës dhe e ka të vetmin aleat strategjik, janë të ngjashëm por kanë edhe hall të përbashkët. Janë të detyruar që të shkojnë deri në fund me njëri-tjetrin por kanë një problem. Problemi është se këta nuk i japin dot vota njeri-tjetrit, as Berishës nuk i shtohen votat për shkak se ka aleat Ilir Metën dhe as e anasjellta, në këtë kuptim kjo është nga ato fatkeqësitë politike kur 1+1 nuk bëjnë dy ose 2+2 nuk bëjnë katër por ata janë të dënuar të jenë aleatë me njeri-tjetër sepse nuk kanë rrugë tjetër” shprehet Patozi.

You may also like