Patozi: 6 Marsi, konfirmim se Berisha ishte shumicë e pakicës

by admin
Spread the love

Politikani Astrit Patozi ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, Patozi tha se rezultatet e 6 Marsit e dëshmuan se cila nga palët e PD-së ka mbështetje më të madhe.

“Beteja në PD nuk është çështje juridike. Shifrat janë të qarta. 6 Marsi e dëshmoi. Shifrat ishin konfirmim se Berisha ishte shumicë e pakicës. Në rastin konkret, unë nuk e paragjykoj vendimin e gjykatës, nuk ka vlerë. Ata prapë se prapë janë dy grupime që duhet të marrin një vendim. 6 Marsi është një provë më konkrete që i bën të dyja palët të reflektojnë dhe nuk kanë pse të presin gjykatën. Mua më shqetëson gjuha që palët i drejtohen njëra-tjetrës. Berisha ka dhënë ca shembuj, për shembull nuk thonë më Lulzim brava. Këto të foltores, nuk e kanë zbulur gjuhën. E kanë tensionin shumë më të madh, si në kohë luft.”,-tha Patozi./Opinion.al

You may also like