Pas stuhisë polare – mot me diell dhe temperatura ideale – Shqip

by admin
Spread the love

RESHJET E BORËS SHKAKTUAN PROBLEME TË SHUMTA

Stuhia polare, reshjet e borës, era e ftohtë e veriut, këtë të diel ia lanë vendin moti me diel dhe me temperatura ideale për fundjavë, njofton KlanM.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, mot I këtillë do të mbretërojë gjatë tri ditëve të ardhshme. Mëngjeset, sic njofton KlanM, do të jenë me temperatura të ulëta, por gjatë ditës do të ketë më shumë diel.

Reshjet e reja të borës, në vend të idilës dimërore, sollën edhe probleme të shumta. Për shkak të reshjeve dhe drunjve të rrëzuar, sic njofton KlanM, drejtimi rrugor nga Berova deri në vendin turistik në Liqenin e Berovës ishte ndërprerë tërësisht, kurse banorët dhe mysafirët në kapacitete akomoduese mbetën të izoluar. Kishin intervenuar komptentët dhe situata ishte vënë nën kontroll.

Janë vënë në qarkullim edhe drejtimet rrugore që gjatë ditës së djeshme ishin të ndaluar për lëvizje.

Reshjet e bores, sic njofton KlanM, shkaktuan edhe dëme në largpërçuesit e rrymës elektrike. Gjysma e Maqedonisë së Veriut mbeti në errësirë.

Pa rrymë elektrike kishin mbetur më shumë se 50 fshatra të rajonit të Shkupit, Manastirit, Kumanovës, Prilepit, Radovishit, Kavadarit, mavrovës, Kërçovës, Vinicës, Berovës, Dellçevës dhe Kriva Pallankës.

Metereologët, sic njofton KlanM, paralajmërojnë se për festat e fundvitit vendi do të jetë nën ndikimin e një vale të lagësht nga veriu që do të rezultojë me reshje dëbore dhe se ekziston mundësia që pas shumë viteve, gjatë ndërrimit të moteve të ketë reshje dhe shtresë të konsiderueshe të dëborës./KlanMacedonia

You may also like