Pas pezullimit nga “Instagram”-i, Kanye e pëson sërish, ja ç’vendim është marrë për reperin kësaj radhe

by admin
Spread the love

Reperi i njohur Kanye “Ye” West nuk do të performojë në “Grammy 2022” për shkak të “sjelljes së tij në internet”.

Një burim i afërt me Kanye u shpreh për “ET” se të premten mbrëma reperit iu tha në një telefonatë se atij i është ndaluar pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Kanye u pezullua nga “Instagram”-i për 24 orë pas një sërë postimesh që Meta, kompania mëmë e “Instagram”-it, i konsideroi shqetësuese dhe që përmbanin gjuhë urrejtjeje.

Pezullimi ishte si pasojë e postimeve të Ye, ku ai drejtoi sharje raciste ndaj Trevor Noah. Artisti i “Donda” gjithashtu publikoi disa postime duke sulmuar Pete Davidson dhe D.L. Hughley. Kështu, Ye nuk u lejua të bëjë më asnjë postim, koment ose të dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta gjatë kohëzgjatjes së pezullimit të tij.

Disa nga postimet e tjera të Kanye-s përfshijnë edhe akuza ndaj Kim, duke u shprehur se ajo nuk po e lejon të takojë fëmijët e tij dhe se mënyra se si po i rrit ata nuk është e duhur.

Nga ana tjetër kemi edhe videoklipin e West, për këngën e tij, “Eazy”, e cila e tregoi atë duke rrëmbyer dhe varrosur një figurë prej balte që i ngjante Pete Davidson, të dashurit të Kardashian.


You may also like