Pas fitores së “Big Brother VIP”, Iliri i dedikon Sabianit postimin e tij të parë – Shqip

by admin
Spread the love

22:18 | 24 Shkurt 2022

Balerini, Ilir Shaqiri ka ndarë një imazh bashkë me mikun e tij.

Në profilin zyrtar në Instagram, fituesi i 100 mijë eurove i ka shkruar disa fjalë për Sabianin, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, të njëjtin postim me të njëjtin mbishkrim e ka publikuar edhe këngëtari në llogarinë e tij sociale.

“Fitore në jetë janë ato, kur fiton miq që qëndrojnë me ty dhe në ditët tuaja të zymta, atëherë kur vijnë shirat e problemeve, e jo vetëm në ditët kur ka diell. Fitore në jetë janë miqtë e vërtetë, që të duan zemrën, që të duan thjeshtësinë, që të duan për respektin e vlerësimin që u jep e ta kthejnë me të njëjtën mënyrë”, ka shkruar Iliri.

Theksojmë se, Sabiani ka qenë një banorët që i ka dëshiruar më së shumti fitoren  Ilirit dhe që e ka përkrahur si jashtë, ashtu edhe brenda shtëpisë.

Kujtojmë se, Iliri u shpall fituesi i parë, ndërsa Donaldi ishte i dytë, kurse finalen e arritën bashkë me dyshen, Einxhel dhe Beniada./Shqip/

!function(f,b,e,v,n,t,s) {if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod? n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)}; if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0'; n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0; t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0]; s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,'script', 'https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js'); fbq('init', '238770558371915'); fbq('track', 'PageView');

You may also like