Partizani sot në fushë! Kampionët e Shqipërisë luajnë ndeshjen në orën 17:00 në Andorra

by admin
Spread the love

Partizani zhvillon sot pasdite ndeshjen e parë në Conferencë League në raundin e dytë përballë kampionëve të Andorrës Atletic Club d’Escaldes, pas eliminimit nga Champions League me BATE Borisov.

Kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë takimin e parë në Andorra në një fushë sportive më tepër se san jë stadium I mirëfilltë përballë një skuadër që edhe pse me statusin e kampiones konsiderohet e një niveli poshtë krahasuar me kampionët e Shqipërisë

Pasditen e djeshme trajneri Zekiç zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore aty ku sot në orën 17:00 dot ë luhet edhe ndeshje. Përpara kësaj séance stërvitore trajneri kroat ka zhvilluar edhe konferencën e tij të fundit për shtyp për këtë takim.

“Ajo që është e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e sotme. Janë dy ndeshje për tu luajtur. Do të fokusohemi te sfida e që kemi. Gjatë këtyre ditëve kemi analizuar edhe kundërshtarin për të kuptuar se ku I ka pikat e forta dhe të dobëta. Duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes”- shprehet Zoran Zekiç, trajner i Partizanit.

Në bazë edhe të analizës së kompanive të basteve në letër Partizani është favorit krahasuar me kundërshtarin nga Andorra, përpos kësaj edhe në shortin e hedhur për raundin e tretë të kuqt kryeqytetas duket të kenë qenë me fat, gjithsesi, në fillim duhet të kalojnë këtë skuadër, ndaj të cilës ndeshjen e parë e luan sot dhe të kthimit një javë më pas në Tiranë.


Top Channel

You may also like