Partizani gjen mbrojtësin që kërkonte, Albion Marku drejt rikthimit te “demat”

by admin
Spread the love

Albion Marku është shumë pranë transferimit te skuadra e Partizanit. Sipas “Panorama Sport” Marku është parë dje në ambientet akomoduese të Partizanit dhe bisedimet me drejtuesit e kuq janë në fazë të avancuar.

Mbrojtësi ishte i huazuar vitin e shkuar nga Lokomotiva e Zagrebit, teksa në verë ai u largua nga “demat” dhe më pas u nda edhe me klubin kroat.

Thuajse e sigurt është që Marku do të kthehet te “demat”, teksa klubi që do ta federojë, duhet t’i paguajë 30 mijë euro Laçit, si taksë formimi.

Edhe Dinamoja që u përfol se siguroi kartonin e 21-vjeçarit, por nga blutë nuk ka asnjë njoftim zyrtar. / Oversport.tv

You may also like