Parking falas me rastin e festës 11 Tetori

by admin
Spread the love

Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetori, sot në parkingjet publike në Shkup ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 Shtatori, do të jenë të lira për parkim, gjegjësisht nuk do të kryhet pagesë.

Siç bënë të ditur nga NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup, hapësirat publike të dedikuara për parking (parkingjet zonale), gjithashtu do të jenë të lira për parkim, përveç zonës AO (Vodno), ku vazhdon me orarin e rregullt të punës 09:00 – 16:00, përderisa, parkingjet publike: Shtëpia e shtypit, Fronti popullor, Koço Racin, Spitali i Qytetit, Qendra Klinike “Nëna Terezë”, Treskë, si dhe garazhët në kate “Beko” dhe “26 Korriku”, do të punojnë me orar të rregullt të punës prej orës 00:00 deri në orën 24:00.

MARKETING



You may also like