Paris Saint Germain gjen fitoren/ Olympique Marseille dhe Lens i mbajnë hapin

by admin
Spread the love

Paris Saint Germain rikthehet te fitorja në Ligue 1 në Francë. Kampionët e futbollit mposhtën Toulouse me rezultatin 3-0 për të shkuar në kuotën e 13 pikëve.

Paris Saint Germaini e nisi vrullshëm sfidën me treshen e tmerrshme Mbappe Neymar Messi, por golin e avantazhit e gjeti vetëm në minutën e 37, pikërisht me Neymar, me brazilianin që po përjeton një formë të shkëlqyer.

Pas pushimit të ndeshjes, pikërisht në minutën e 50, ishte Mbappe që la gjurmën e tij në këtë ndeshje teksa shënoi golin  e dytë për skuadrën e Galtier ndërsa në minutat shtesë, Juan bernat vulosi përfundimisht fitoren 3-0 për parizienët.

Nuk gabuan as Olympique i Marseille e Lens që fituan ndeshjet e tyre të radhës duke u ngjitur në të njëjtën kuotë pikësh si Paris Saint Germaini 13. skuadra marsejeze  mundi Clermont me rezultatin e ngushtë 1-0.

Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshje për të besuarit e Igor Tudor ishte minuta e 49 kur Gueye shënoi për Marseille ndërkohë që në minutat e fundit Sanchez humbi një 11 metërsh duke humbur rastin për të dyfishuar rezultatin, por kjo nuk ka shumë rëndësi se marseille i mori të 3 pikët e kësaj sfide.

Ndërsa Lens mposhti Lorient 5-2 në një ndeshje që pati përmbysje e kundërpërmbysje. Lens e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa mori avantazhin në 2-0 me gola të Sotoca dhe Said. Por Lorient reagoi teksa barazoi shifrat në 2-2 me Moffi me golat e shënuar respektivisht në minutat 41 dhe 50.

Pas kësaj ishte Lens që rimori kontrollin e situatës dhe u kundërpërgjigj duke shënuar 3 gola të tjerë me Samed Sotoca, që realizon dygolësh personal dhe Openda për të fiksuar fitoren 5-2 për Lens.


Top Channel

You may also like