PARIS – Franca u bën thirrje qytetarëve të largohen përkohësisht nga Irani

by admin
Spread the love



PARIS, 14 prill /ATSH-DPA/- Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Franca ka këshilluar qytetarët e saj në Iran që të largohen përkohësisht nga vendi për shkak të rrezikut të një përshkallëzimi ushtarak.

Ministria e Jashtme franceze u ka kërkuar gjithashtu njerëzve në Iran të ushtrojnë kujdes ekstrem, të shmangin turmat dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet më të fundit.

Sipas gazetës së përditshme “Le Monde”, rreth 1000 qytetarë francezë ishin në Iran në vitin 2023.

Edhe para sulmit, ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné u bëri thirrje njerëzve që të mos udhëtonin në Izrael, Liban, Iran apo territoret palestineze për shkak të frikës së një përshkallëzimi të situatës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSulmi i Iranit kundër Izraelit, Peleshi: Mbështesim përpjekjet për paqe


You may also like